Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta pas takimit me Bashën: Seanca do zgjasë derisa të miratohet reforma

Meta pas takimit me Bashën: Seanca do zgjasë derisa të miratohet reforma
July 19
12:03 2016

Rreth dy orë pas takimit që kreu i Qeverisë, Edi Rama, zhvilloi me anëtarë të PDIU-së për reformën në drejtësi, një tjetër takim u zhvillua. Kreu i Kuvendit dhe njëherazi i LSI-së, Ilir Meta ka takuar paraditen e sotme kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në këtë takim, kryeparlamentari Meta shoqërohej nga Petrit Vasili, Dervishaj dhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ndërsa kryeopozitari Basha nga nënkryetari Edi Paloka.

Pas përfundimit të takimit, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka thënë për mediat se data 21 korrik është vendimtare. Ai falenderoi për bashkëpunimin kryeministrin Rama, kryetarin e PD-së Lulzim Basha, si dhe ekspertët e huaj, transmeton Blitz.al.

“Dua t’iu siguroj se që në fillim të zhvillimit të seancës të 21 korrikut, do të diskutohet çështja e reformës në drejtësi. Iu siguroj se Republika e Shqipërisë do e miratojë këtë projekt madhor sidomos për dekadat e ardhshme. Korrupsioni nuk mund të luftohet as me korrupsion dhe as me krim të organizuar. Theksoj se Kuvendi do fillojë dhe nuk do mbarojë deri sa të miratohet reforma. U bëj thirrje të gjithëve të përqendrohen tek rekomandimet e Komisionit të Venecias. Republika pas 21 korrikut nuk mund të jetë e gjyqtarëve, por e shqiptarëve.

Komento