Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta paralajmëron dorëheqjen nga Parlamenti, pritet rrëzimi i Qeverisë. Ja shkaqet

Meta paralajmëron dorëheqjen nga Parlamenti, pritet rrëzimi i Qeverisë. Ja shkaqet
July 21
13:24 2016

Në fjalën hapëse të tij, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ndër të tjera theksoi se do të lerë përkohësisht Kuvendin për t’u marrë me negociatat. Ai tha se nëse nuk arrihet konsensusi, LSI do votojë pro reformës dhe më pas ai do të japë dorëheqjen nga drejtimi i Kuvendit.

“Unë do ta votoj reformën dhe do iki nga kryetar Parlamenti se s’mund të rri në një vend që votohet me shantazhe”, -ka theksuar ai. Por kë ka akuzuar kryeparlamentari se është duke shantazhuar? Lapsi.al shprehet se janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përpos takimeve që Donald Lu ka zhvilluar me deputetë të opozitës për të kërkuar votën, kanë dërguar edhe një mesazh.

Flitet për një mesazh që një jurist i ambasadës i ka dërguar një kryetari të një partie të vogël opozitare, që thuhet se është kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ku i kërkohet të votojë pro reformës. Në një mesazh të dytë shkruhet: “…i nderuar zoti…Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12:00 për t’ju informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin……”.

Ndërkaq, ambasadori Donald Lu vijon takimin në Kryesinë e Kuvendit, së bashku me ambasadoren Romana Vlahutin, kreun dhe negociatorin e PD-së. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos marrë pjesë në takim. Ai ka zhvilluar një takim me disa prej ministrave dhe deputetëve socialistë. Pritet që kreu i qeverisë të kërkojë votëbesimin për qeverinë në rast se nuk arrihet konsensusi për reformën në drejtësi.

Veç mesazhit drejtuar deputetëve, një tjetër mesazh thuhet se i është dërguar të gjithë administratës publike, të cilës i kërkohet që të nxjerrë në protestë punonjësit, në mbështetje të reformës në drejtësi. “Mirëmbrëma! Nesër duhet të dërgoni nga 5 persona për çdo o.s në orën 11.00 para Kuvendit në mbështetje të reformës në drejtësi. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme. Merrni masat e duhura. Faleminderit!”- shkruhet në mesazh, raporton Syri.net.

 

Etiketimet
Shperndaje