Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta ngre strukturën e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit për dekriminalizimin

Meta ngre strukturën e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit për dekriminalizimin
March 21
15:34 2016

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka dhënë urdhrin për ngritjen e një strukture të posaçme, ku mund të plotësohen dhe të dorëzohen formularët e vetëdeklarimit të zyrtarëve në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.

Këtë lajm e ka bërë të ditur zyra e shtypit pranë Kuvendit, ku theksohet se është publikuar regjistri për vetëdeklarim, ku do të përfshihen titullarët dhe funksionarët e lartë.

Pikërisht për këtë çështje, Meta ka pritur në takim kryeprokurorin Adriatik Llalla, me të cilin ka  biseduar edhe për përgjegjësitë që do të ketë Prokuroria e Përgjithshme për administrimin e vetëdeklarimeve.

Komento
Shperndaje