Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta në Greqi: Të diskutojmë në interes të së ardhmes së përbashkët

Meta në Greqi: Të diskutojmë në interes të së ardhmes së përbashkët
October 11
19:12 2016

Gjatë vizitës zyrtare në Greqi, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, është shprehur se me vizitën e tij synon ndër të tjera të nxisë bashkëpunimin politik mes parlamenteve të dy vendeve, me qëllim forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kryeparlamentari shqiptar shprehu angazhimin për ndërtimin e një platforme model dhe sfiduese të bazuar në  vlerat e përbashkëta euroatlantike.

“Marrëdhëniet strategjike mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë rëndësi rajonale dhe mesdhetare, ndaj të diskutojmë hapur dhe në mënyrë konstruktive, në interes të së ardhmes së përbashkët dhe të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe duke zgjidhur kështu çështjet e trashëguara nga e kaluara dhe të mbartura në kohë”, – u shpreh Meta.

Ai falënderoi shtetin grek për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në anëtarësimin e saj në NATO, në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE dhe ecurinë e deritanishme në procesin e integrimit. “Është përgjegjësi e jona gjetja e instrumenteve të duhura për të na çliruar nga ngarkesa dhe aktet historike në funksion të krijimit të një fryme dhe opinioni pozitiv për shoqëritë e vendeve tona në kuadrin e realiteteve moderne”, – tha Meta më tej. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje