Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta në Bratislavë: Shpresë për rekomandim pozitiv në BE

Meta në Bratislavë: Shpresë për rekomandim pozitiv në BE
August 04
11:52 2016

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar në Bratislavë me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, z. Miroslav Lajcak, vendi i të cilit mban edhe presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

Në takimin me të, kryeparlamentari Meta informoi Lajcak mbi miratimin me konsensus të reformës në drejtësi dhe kalendarit me ligjet e reja që e bëjnë këtë reformë efektive.

Ilir Meta vlerësoi mbështetjen e Sllovakisë në proceset integruese të Shqipërisë dhe perspektivën e saj europiane. Ai shprehu besimin se me miratimin e ligjeve në kuadër të reformës, Shqipëria do të marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian. /Blitz.al/

Komento