Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta në Berat. 600 anëtarë të rinj te LSI

Meta në Berat. 600 anëtarë të rinj te LSI
November 05
14:56 2016

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, po vijon me takimet e tij në rrethe. I radhës ka qenë në qytetin e Beratit, në të cilin iu dhanë kartat e anëtarësisë 600 personave.

Përgjatë fjalës së tij Meta theksoi se LSI do të luajë rol kyç në reformat për integrimin e vendit, për t’i hapur rrugë çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Meta i mëshoi edhe hapjes së mëtejshme të LSI-së, si një proces që i shërben demokratizimit të mëtejshëm të saj.

Tashmë që mbeten më pak se 8 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017, forcat politike kryesore dhe ato të krijuara rishtas janë vënë në lëvizje për të anëtarësuar njerëz të rinj dhe prezantuar dalëngadalë programet përkatëse politike për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje