Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta: “Ndalimi i Haradinajt, i papranueshëm dhe i pakuptimtë”

Meta: “Ndalimi i Haradinajt, i papranueshëm dhe i pakuptimtë”
January 05
11:27 2017

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, e ka cilësuar si të pakuptimtë dhe të papranueshëm ndalimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga autoritetet policore franceze.

Në njoftimin e shpërndarë nga kuvendi thuhet se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u befasua nga lajmi për ndalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga policia franceze në bazë të një urdhër të vjetër arresti të lëshuar nga Serbia.

Meta beson se autoritetet policore franceze do të qartësojnë rrethanat e pakuptimta të këtij ndalimi dhe do të veprojnë shpejt për t’i kthyer të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të ligjshme kryetarit të AAK-së.

Sipas Metës, ky veprim nuk ndihmon frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë që u ka bërë thirrje autoriteteve franceze dhe atyre të Bashkimit Europian për të zgjidhur këtë incident, për të qartësuar qëndrimin e tyre lidhur më këtë rast e për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen. /Blitz.al/

Shperndaje