Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta: Miratohet rendi i ditës për 21 korrikun

Meta: Miratohet rendi i ditës për 21 korrikun
July 19
15:04 2016

Kryetari i kuvendit ka dalë në një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp për mediat.  Ai është shprehur se dita e enjte është shumë e rëndësishme dhe seanca nuk do të përfundojë deri në miratimin e Kushtetutës së re.

“Ti japim dinjitetin e duhur shqiptarëve para SHBA, BE dhe NATO-s dhe gjithë partnerëve të tjerë. Përshëndes frymën konstruktive, bashkëpunuese të krerëve të dy partive në zbatim të rregullores së Kuvendit. Sapo miratuam pikën e rendit të ditës ku projekt-ligji për ndryshimet kushtetuese do jetë çështja e parë e tij. Kjo është seanca më e rëndësishme që nga dita kur u votua kushtetuta e vendit tonë se do na duhet të miratojmë me konsensus ndryshimet kushtetuese. Janë  ende dy momente të vogla që kërkojnë dakortësinë përfundimtare të ekspertëve ndërkombëtarë Ftoj ndërkombëtarët , trupin diplomatik të jenë pjesë e kësaj seance”-është shprehur Meta.

Komento
Shperndaje