Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta mesazh të fortë Ramës e Bashës: “19 tetor do jetë shumë vonë!”

Meta mesazh të fortë Ramës e Bashës: “19 tetor do jetë shumë vonë!”
July 17
10:20 2019

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta riktheu sërish vëmendjen tek zgjedhjet dhe vendimet e rëndësishme që duhen marrë. Ai është shprehur se 30 qershori ishte një datë e përbashkët vetëm kalendarike dhe se duhet të negociojmë që mos të mbesim dhe në vjeshtë. 17-18 tetori shënon datat kur KE do të marrë vendimin për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Statusi i plotë i presidentit Meta në Facebook:

“KOHA QË TË MOS MBETEMI EDHE NË VJESHTË!

Të dashur qytetarë, 30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër.

Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor.

KOHA ËSHTË TANI!

Në 19 tetor do të jetë shumë vonë!”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje