Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta me Komunitetin Rom: Niveli i arsimimit, problem i të sotmes dhe të ardhmes

Meta me Komunitetin Rom: Niveli i arsimimit, problem i të sotmes dhe të ardhmes
April 06
10:20 2016

Problemet që has Komuniteti Rom kanë qenë tema kryesore e diskutimit zhvilluar në sallën e pritjeve të Kryesisë së Kuvendit, vetëm dy ditë përpara zhvillimit të “Ditës Ndërkombëtare të Romëve”. I pranishëm në këtë tryezë, Meta vuri në dukje mes problematikave, edhe atë të nivelit të ulët të arsimit.

“Niveli i arsimimimit është problem i të sotmes, por edhe i së ardhmes”, u shpreh ai teksa argumentoi se mos arsimimi i këtij komuniteti do të sjellë edhe mënjanimin e tyre nga tregu i punës.

Një ndër përfaqësuesit e Komunitetit Rom, tha se vetëm 30 studentë romë ndjekin studimet universitare dhe vetëm gjashtë prej këtyre ndjekin studimet master. Sa i takon punësimit të tyre, përfaqësuesi i komunitetit deklaroi se vetëm dy prej tyre janë të punësuar në administratën shtetërore, për të cilët deputetja Albana Vokshi tha se paguhen nga PNUD.

Problemet e tjera që u prekën në këtë tryezë lidhen me punësimin, strehimin, dhunimin e grave të këtij komuniteti, pjesmarrjen në vendimmarrje.

Komento