Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta konfirmohet në krye të LSI-së

Meta konfirmohet në krye të LSI-së
November 07
15:33 2016

Ilir Meta është rikonfirmuar në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim pas zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme, ndërkohë që janë dashur më pak se 20 orë deri në numërimin përfundimtar të votave.

Meta ka marrë 76% të votave, ndërkohë që pjesa tjetër është ndarë mes dy kandidatëve të tjerë, Shezai Rrokaj e Përparim Spahiu.

Sipas njoftimit zyrtar të kësaj partie, në zgjedhje morën pjesë 84% e anëtarëve.

Në dhjetor pritet që të zhvillohen edhe votimet e tjera brenda kësaj partie për të zgjedhur strukturat e reja të partisë, me të cilat do të shkohet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017./Blitz.al

Komento
Shperndaje