Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta: Kjo seancë s’do mbyllet pa miratimin e reformës në drejtësi. Lënë Kuvendin, Meta, Rama, Lu dhe Vlahutin

Meta: Kjo seancë s’do mbyllet pa miratimin e reformës në drejtësi. Lënë Kuvendin, Meta, Rama, Lu dhe Vlahutin
July 21
11:43 2016

Në hapje të seancës së sotme plenare, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, njëherazi kreu i LSI-së, Ilir Meta, theksoi që në fillim se seanca nuk do të përfundojë pa miratimin e reformës në drejtësi, përcjell Blitz.al.

“Kjo seancë duhet të mbyllet me sukses. Është e domosdoshme për vendin, e për më tepër për dekadat e ardhshme. I bëj thirrje Bashës dhe Berishës të pranojnë konsensusin dhe ftoj Lulzim Bashën të sqarojë pozicionin në raport me SHBA-të.

Theksoj se konsensusi është më i rëndësishëm se reforma sepse nëse nuk arrihet konsensusi, reforma do të ishte e pazbatueshme. Sot është koha e duhur. Unë do të votoj, por s’rri në një Kuvend ku votohet mes shantazhit. Do të le drejtimin e seancës për të siguruar konsensus.”, është shprehur ndër të tjera Meta, i cili ka lënë më pas ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Pas tij, mësohet të jenë larguar ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, si dhe kryeministri Edi Rama. Dy ambasadorët mësohet t’i jenë drejtuar Kryesisë së Kuvendit.