Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta i përgjigjet votimit në Parlament kundër tij: “Ata që nuk zbatojnë dekretin, i bëjnë dëm Shqipërisë”

Meta i përgjigjet votimit në Parlament kundër tij: “Ata që nuk zbatojnë dekretin, i bëjnë dëm Shqipërisë”
June 14
11:48 2019

Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat komentoi rezolutën e Parlamentit, e votuar dje, me 100 vota kundër dekretit të tij.

Meta tha se dekreti ishte ende në fuqi dhe se të gjithë ata që duan ta bëjnë të pavlefshëm po ecin në rrugën e paligjshmërisë. Sipas Presidentit të vendit, ata që nuk e zbatojnë dekretin, po i bëjnë dëm Shqipërisë.

Kjo është deklarata e plotë e tij: “Dekreti është në fuqi, mbajmë shënim për çdo institucion që shkel ligjin. Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston. Presidenti s’ndalon askënd që të çmendet. Përkundrazi i bëjmë thirrje të gjithëve të izolojmë çdo të çmendur, i cili në këtë ditë të dhurimit të gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme që sigurojnë çeljen e negociatave Dekreti është në fuqi, është i zbatueshëm. Kush do paligjshmëri është në rrugën e tij ta zgjedhë. Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë është në të drejtën e tij. Ata duhet të jenë të sigurt se do provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik në vend.” /Blitz.al/

Komento
Shperndaje