Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Meta gati padinë: Të hënën kallëzim penal për kreun e KED Ardian Dvorani

Meta gati padinë: Të hënën kallëzim penal për kreun e KED Ardian Dvorani
November 15
17:01 2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka gati padinë dhe paralajmëron se do të bëjë të hënën kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani.

Ky është hapi i radhës nga Kreu i Shtetit, në vijim të përplasjes me KED për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që solli dhe më pas ndarjen me parlamentin për një anëtare të Kushtetueses, Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari. Prej disa ditësh Meta e ka akuzuar kreun e KED, Dvoranin, për veprime mafioze në bërjen e listave për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese dhe ushtar të partisë.

Presidenti Meta lexoi dhe veprat penale për të cilat e akuzon Ardian Dvoranin.

“Së pari jam i gëzuar për fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Së dyti, dëshiroj t’ju bëj të ditur vendimin tim si President i Republikës dhe Kryetar i Shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si pPresident i Republikës kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me adresë Gjykata e Lartë Tiranë. unë president i Republikës dhe Kryetar i Shtetit akuzoj Ardian Dvoranin për këto vepra penale: shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore. Baza ligjore Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Të nderuar zonja dhe zotërinj prokurorë, Presidenti i Republikës në cilësinë e Kreut të Shtetit, sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe organet në sistemin në drejtësi ka ndjekur procesin e funksionimit të reformës në drejtësi. Presidenti në vijimësi ka bërë thirrje kundrejt të gjithë institucioneve të përfshira në proces në respektimin e Kushtetutës dhe Ligjit”, deklaroi Meta.

Burimi: Balkanweb

Share