Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Meta “fshikullon” Ramën dhe Bashën: “Politika, jo One Man Show”

Meta “fshikullon” Ramën dhe Bashën: “Politika, jo One Man Show”
April 09
15:12 2017

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka fshikulluar dy partitë e mëdha dhe liderat e tyre që nuk preferojnë dialogun, por sharjet në distancë.

Meta i ftoi sërish palët të punojnë për paqen e stabilitetin, duke thënë se Shqipëria nuk mund të jetë peng i askujt.

Duke folur në konventën e të rinjve të LSI-së Meta tha se vendi nuk ka kohë për të humbur me arrogancën e njërës palë dhe kokëfortësinë e palës tjetër.

Ashtu si ç’ka paralajmëruar më herët i gatshëm është të heqë dorë nga mandati i tij dhe deputetëve të LSI-së, për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira, të ndershme e të gjithë pranuara me 18 qershor.

“Në 18 qershor, qytetarët kërkojnë një shans që pas 4 vitesh politikanët të heshtin dhe ata të dëgjohen e të vendosin”,- tha kreu i LSI-së.


“E ardhmja e këtij vendi nuk mund të merret peng nga askush. Nga askush që mendon më shumë për karriken sesa për paqen sociale, stabilitetin dhe mirëqënien e vendit të tij dhe qytetarëve të tij. Nuk kemi asnjë minutë për të humbur as me arrogancën e njërës palë as me ultimatumet e palës tjetër për t’i dhënë Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të gjithëpranuara. Ne nuk do të kursejmë të gjitha energjitë tona, nuk na dhimbsen as karriket tona, që nga karrikia e Ilir Metës, për t’i dhënë një zgjidhje të ndershme politike Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe për të mos u bërë turpi i Europës në vitin 2017”,-vijoi Meta.
“Ne kërkojmë një Shqipëri pa drogë dhe një Parlament që përfaqëson qytetarët dhe jo krimin e organizuar apo lobet ekonomike që po prekin lirinë ekonomike në vend përmes monopoleve dhe koncensioneve. Shqipëria nuk ka nevojë për deputetë biznesmenë vetëm për t’i vënë gjoba qeverisë dhe as për kriminelë. Demokracia nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë One Man Show”,- përfundoi ai.  /Blitz.al/

Share