Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Meta e quan të papranueshme dhunën ndaj banorëve të Unazës së Re. PD publikon emrat e personave që përfunduan në spital

Meta e quan të papranueshme dhunën ndaj banorëve të Unazës së Re.  PD publikon emrat e personave që përfunduan në spital
November 12
12:17 2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar ashpër pas aksionit të IKMT dhe policisë në zonën e Unazës së Re ku nga përplasjet janë plagosur 7 banorë.

Meta e cilëson të papranueshme dhunën ndaj banorëve që protestojnë për mbrojtjen e shtëpive dhe pronave të tyre dhe të patolerueshme arrogancën.

Kreu i Shtetit iu bën thirrje banorëve të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre. Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.
Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog. U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, shkruan Meta.

Partia Demokratike ka publikuar emrat e banorëve të Astirit që kanë përfunduar në spital, pas situatës së tensionuar tek Unaza.

LISTA E PUBLIKUAR NGA PD
Mahmut Imallari 57 vjeç
Isuf Gjata, 80 vjeç
Artur Nuja, 43 vjeç
Gentian Alla, 36 vjeç
Çerçiz Jaçe, 74 vjeç
Adelina Shehu, 46 vjeç
Dhurata Shehu, 69 vjeç

 

Share