Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mësuesja e lidhur me një pedofil burgoset pasi i zbulohen foto pornografike fëmijësh

Mësuesja e lidhur me një pedofil burgoset pasi i zbulohen foto pornografike fëmijësh
May 05
19:18 2016

Një mësuese anglishteje, e cila ruante imazhe pornografike të fëmijëve së bashku me detyrat dhe leksionet e nxënësve,  është burgosur për 18 muaj.

Caroline Parry  ishte mësuese në shkollën e mesme “Middlesbrough” kur u zbulua nga autoritetet se kishte krijuar një marrëdhënie online me një burrë në SHBA, i cili ishte pedofil. Ai i kishte dërguar Parry-t foto pornografike fëmijësh. Asaj i janë gjetur në shtëpi rreth 20 foto të tilla. Në një seancë gjyqësore, ajo ka pranuar se kishte foto abuzive të fëmijëve dhe madje edhe video ekstreme pornografike që përfshijnë një kalë.

Gjykata ka shpallur Parry-n fajtore që ka bashkëpunuar me këtë burrë dhe që kanë folur rreth fotove pornografike të fëmijëve. Caroline ka ngelur vetëm, duke shkatërruar martesën dhe familjen e saj vetëm për shkak të marrëdhënies disavjeçare online me një pedofil. Ajo është penduar dhe ka vendosur të bashkëpunojë me autoritetet. Njerëzit kanë qenë të shokuar pasi Caroline njihej si një njeri shumë i respektueshëm nga prindërit dhe kolegët e saj.

Shperndaje