Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesila Doda, sekretare e Përgjithshme e PDIU-së

Mesila Doda, sekretare e Përgjithshme e PDIU-së
October 22
14:30 2016

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PDIU-së, ku janë zgjedhur ndër të tjerë edhe nënkryetarët dhe sekretari i Përgjithshëm i partisë.

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, shprehu pakënaqësi ndaj kësaj strukture të qeverisjes. Pas përfundimit për zgjedhjen e forumit të ri të PDIU-së, Mesila Doda u zgjodh sekretare e Përgjithshme.

Ndërkaq, sekretar Organizativ u zgjodh Alfred Deshati, sekretar i Çështjeve Zgjedhore, Erion Manohasa dhe sekretare për Organizatat Partnere, Alda Hasani. Nënkryetarë janë zgjedhur Halil Hyseni dhe Abaz Hado. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje