Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesdhe, mbytet varka me 400 emigrantë

Mesdhe, mbytet varka me 400 emigrantë
April 18
12:16 2016

Një tjetër tragjedi është shënuar në Mesdhe, ku raportohet për mbytjen e një varke me 400 emigrantë. Mediat e huaja shprehen se një varkë që synonte brigjet e Italisë, është mbytur. Disa zyrtarë kanë cituar për “BBC”-në në gjuhën arabe se ekipet e shpëtimit kanë mundur të shpëtojnë vetëm 29 persona.

Menjëherë ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit në det të hapur dhe hetimet, nga ku pritet të zbulohet për numrin e saktë të viktimave dhe identitetin e tyre.

Etiketimet
Shperndaje