Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesdhe, gjenden trupat e 22 refugjatëve të vdekur

Mesdhe, gjenden trupat e 22 refugjatëve të vdekur
July 21
11:32 2016

Organizata Mjekët pa Kufi bën me dije se 22 trupa të pajetë janë gjetur në një gomone në Detin Mesdhe, e cila mbante refugjatë. Ata janë gjetur në fund të mjetit në afërsi të bregdetit të Libisë. Mësohet se mes viktimave janë 21 femra dhe 1 mashkull.

Sipas MSF-së, viktimat kishin qëndruar për orë të tëra në varkë. “Ende nuk është plotësisht e qartë se çfarë ka ndodhur, por kanë pasur vdekje të tmerrshme. Tragjike. Duket se ka rrjedhë karburanti dhe është përzier me ujin, dhe kjo përzierje ishte e mjaftueshme që ata të humbasin vetëdijen”, është Jens Pagotto nga MSF.

Shumica e të mbijetuarve ishin refugjatë nga vende të Afrikës Perëndimore. Në operacionet e shpëtimit kanë marrë pjesë anijet e Marinës spanjolle, asaj italiane, si dhe organizatave humanitare.

Komento