Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesazhi për Veliajn, gjesti i papritur i tifozëve të Tiranës në sheshin “Skënderbej”

Mesazhi për Veliajn, gjesti i papritur i tifozëve të Tiranës në sheshin “Skënderbej”
June 16
10:13 2017

Një grup tifozësh të ekipit të futbollit të Tiranës, të cilët ishin ftuar të performonin si artistë në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e djeshme, i kanë habitur të gjithë me gjestin e tyre.

Pavarësisht se ekipi i Tiranës u rrëzua nga Kategoria Superiore duket se mbështetësit e skuadrës nuk i kanë humbur shpresat.

Bëhet fjalë për katër DJ që kanë zgjedhur të tërheqin vëmendjen e Erion Veliajt për situatën e rëndë që po kalon klubi i Tiranës.

Chriss V, Ad Disha, Sokol Turdiu – DJ Cool dhe Arlind Kozeli janë paraqitur me bluza të ekipit bardheblu për  t’i kujtuar Veliajt se është aksioner i dytë i rëndësishëm në klubin e Tiranës. Sipas tyre, edhe Veliaj duhet të reagojë për këtë situatë.

Këtë vit ekipi i Tiranës do të luajë në Kategorinë e Parë, por edhe në kupat e Europës pas triumfit në Kupën e Shqipërisë. /Blitz.al/

Shperndaje