Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merrte ryshfet për provime, shpallet në kërkim pedagogia

Merrte ryshfet për provime, shpallet në kërkim pedagogia
September 06
13:37 2016

Pedagogia e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, njëherazi shefe katedre, Ditika Kopliku, është shpallur në kërkim pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ “Stop”.

Mbrëmjen e djeshme u transmetuan dy raste ku shihej se si pedagogia siguronte provimin ndaj studentes në këmbim të pagesës prej 100 eurosh. Mbi të rëndon vepra penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se janë sekuestruar procesverbalet e provimeve për të gjithë studentët e degës Bio-Kimi, me pedagoge shtetasen e akuzuar. Materialet për këtë rast i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje