Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merret vendimi për të arrestuarit e Nikelit, burg për 4 prej tyre

Merret vendimi për të arrestuarit e Nikelit, burg për 4 prej tyre
September 16
11:42 2018

5 të arrestuarit e Nikelit u njohën me masën e sigurisë nga Gjykata e Krujës ditën e sotme. Tre ditë pas shoqërimit të tyre, ata dolën sot para trupës gjykuese dhe ju bë me dije se 4 prej tyre do vazhdojnë të qëndrojnë në burg. Ylli Cangu, Valter Bami, Skënder Leza dhe Marklen Haka do vazhdojnë të qëndrojnë në qeli ndërkohë që Lufi Haka u la i lirë pasi për të gjykata dha arrest shtëpie.

Kujtojmë që ata u arrestuan pasi gjatë një operacioni të forcave RENEA dhe FNSH në fshatin Nikël, në banesat e tyre u gjetën e u sekuestruan 2 pistoleta, 4 armë gjahu, 30 mijë euro dhe 30 milionë lekë të vjetra cash.

Sipas Opinion.al, seanca në Gjykatën e Krujës u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje