Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merret vendimi për “Monstrën e Selenicës”, ja sa vite burg do të vuajë Ritvan Zykaj

Merret vendimi për “Monstrën e Selenicës”, ja sa vite burg do të vuajë Ritvan Zykaj
September 06
15:26 2019

1 vit më parë, Selenica u trondit nga një ngjarje e rëndë. 24 vjeçari, Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri 8 persona, të gjithë anëtarë të fisit të tij. Mes viktimave ishin 3 gra dhe 2 fëmijë. Ai u arrestua një ditë pas ngjarjes, për t’u përballur me dënimin.

Pas një seance të gjatë gjyqësore, ku u braktis nga familjarët dhe avokatët, ditën e sotme është marrë vendimi për të. Gjykata e Vlorës e ka dënuar me “burgim të përjetshëm”.

Motivet e krimit u lidhën me akuzat që familjarët i bënin Zykajt për vjedhje ndërkohë që ai kishte paralajmëruar për këtë se do të hakmerrej ndaj të afërmve të tij.

Burimi: VOA

Komento
Shperndaje