Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merr flakë gomonia në Himarë, plagoset polici

Merr flakë gomonia në Himarë, plagoset polici
August 22
20:29 2016

Një gomone e Policisë Kufitare të Himarës është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Bëhet me dije se zjarri që ka rënë në motorin e mjetit lundrues ka shkaktuar plagosjen e një efektivi policie.

Nga të dhënat paraprake, i plagosuri është identifikuar si punonjësi i policisë Besnik I., i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Deri tani nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, ndërkohë që ka nisur hetimi për zbardhjen e tij. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje