Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merr flakë apartamenti i mëparshëm i kryeministrit Rama, shërbente si magazinë

Merr flakë apartamenti i mëparshëm i kryeministrit Rama, shërbente si magazinë
August 15
13:29 2016

Nga Anduena Llabani

Apartamenti ku kryeministri Edi Rama ka jetuar prej shumë kohësh u përfshi nga flakët rreth mesditës së të hënës.

Bëhet fjalë për një banesë në katin e katërt të një pallati që gjendet përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në të cilin nuk banonte njeri dhe prej kohësh përdorej si magazinë ambalazhesh syzesh optike.

Policia, falë distancës së afërt, ka qenë e para në vendngjarje, ndërsa brenda pak minutash zjarrfikësja ka mundur të shuajë flakët. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kabllon e korrentit që gjendej në ballkonin e apartamentit.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje