Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkel pëson disfatë, aleatët e saj: Ndrysho politikat për emigracionin!

Merkel pëson disfatë, aleatët e saj: Ndrysho politikat për emigracionin!
September 05
16:31 2016

Anëtarët e partisë gjermane CDU kanë akuzuar kancelaren Angela Merkel për disfatën që partia e saj qeverisëse pësoi në zgjedhjet rajonale. CDU (Christian Democratic Union) u rendit në vend të tretë me vetëm 19% të votave krahasuar me Partinë Social-Demokrate me të cilin udhëheq në qeverisje.

Aleatët e kancelares i kanë kërkuar asaj ndryshimin e kursit për refugjatët, pas sondazheve të shumta paralajmëruese që parashikonin rënien e “pushtetit” të CDU-së. Rreth 1,1 milionë refugjatë kanë hyrë në Gjermani përgjatë vitit 2015, pjesa dërrmuese e tyre pasi Merkel mori masa lehtësuese duke liruar kontrollin kufitar.

Vetë Angela Merkel, e cila ishte në Kinë në kuadër të samitit të G20, u shpreh se ishte shumë e pakënaqur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve: “Tanimë duhet të mendojmë se si të fitojmë besimin. Natyrisht, ky rezultat i zgjedhjeve lidhet me çështjen e refugjatëve. Unë besoj se vendimet e marra ishin të duhurat dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë në bazë të tyre”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje