Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkel: Islamofobia, e papranueshme! Turqit që jetojnë në Gjermani të jenë besnikë

Merkel: Islamofobia, e papranueshme! Turqit që jetojnë në Gjermani të jenë besnikë
August 29
13:32 2016

Në një intervistë për kanalin gjerman “ARD”, kancelarja gjermane Angela Merkel e ka cilësuar si të papranueshme vendimin e disa shteteve europiane për të refuzuar refugjatët myslimanë. Ajo bëri thirrje që kuotat e refugjatëve të ndahen në mënyrë të barabartë mes shteteve.

“Mendoj se është e gabuar që që disa shtete thonë se nuk i duan myslimanët në vendet e tyre,  pavarësisht nevojës humanitare. Të gjithë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre, duhet të gjendet një zgjidhje e përbashkët”, – është shprehur Merkel.

Sipas Rregullores së Dublinit, një marrëveshje e nënshkruar mes vendeve europiane, azilkërkuesit mund të kthehen në vendin e parë të sigurt ku mund të zbarkojnë pas largimit nga vendi i origjinës. Dhe referuar kësaj rregulloreje, disa vende të BE-së, si Greqia, duhet të marrin një numër të madh njerëzish duke marrë në konsideratë pozitën e tyre gjeografike.

Shtete lindore të BE-së, si Hungaria, Polonia, Sllovakia, kanë refuzuar marrjen e refugjatëve. Islamofobia mbështet refuzimin kryesisht të njerëzve që vijnë nga vende me shumicë myslimane, si Siria, Afganistani, Iraku.

Në intervistën e së dielës, Angela Merkel bëri edhe një deklaratë për qytetarët gjermanë me origjinë turke. Ajo i paralajmëroi ata që të mos ndërhyjnë në politikën gjermane me çështjet e brendshme të Turqisë, por të qëndrojnë besnikë.

“Unë jam kancelarja e tyre dhe mendoj se është e rëndësishme që ata të angazhohen në vendin tonë dhe jo të sjellin konflikte nga Turqia në Gjermani. Pres një shkallë të lartë të besnikërisë ndaj vendit tonë”, – deklaroi Merkel. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje