Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkel i bën presion Vuçiç-it: Normalizo marrëdhëniet me Kosovën

Merkel i bën presion Vuçiç-it: Normalizo marrëdhëniet me Kosovën
August 23
16:56 2016

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka uruar Aleksandar Vuçiç për mandatin e ri në krye të Qeverisë serbe dhe ka konfirmuar mbështetjen e saj në mirëqeverisjen e vendit.

Në letrën e urimit, ajo i ka kujtuar Kreut të Qeverisë serbe sfidat e vështira me të cilat duhet të përballet. Ndër to, kancelarja vë theksin tek normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Sfida të tjera me të cilat Vuçiç duhet të përballet janë vazhdimi i reformave dhe pajtimi rajonal.

“Qeveria federale do të vazhdojë të ndihmojë fuqishëm vendin tuaj dhe do të vazhdojmë t’iu mbështesim rrugën europiane,”, shkruhet ndër të tjera në telegramin e kancelares Merkel. /Blitz.al/

Komento