Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Mercer” rendit Tiranën ndër 3 qytetet europiane me cilësinë më të keqe të jetesës

“Mercer” rendit Tiranën ndër 3 qytetet europiane me cilësinë më të keqe të jetesës
August 20
17:22 2016

Një sondazh i zhvilluar së fundmi nga “Mercer”, i titulluar “Cilësia e jetesës”, e rendit kryeqytetin shqiptar si një ndër 3 qytetet europiane me cilësinë më të keqe të jetesës. Kompania “Mercer” është e specializuar në konsulencën për burimet njerëzore dhe shtrihet në të gjithë botën.

Tirana vijon të mbajë të njëjtin etiketim, të ruajtur prej disa vitesh. Për vitin 2016, kryeqyteti shqiptar renditet në vendin e 179-të në rang global sa i përket cilësisë për të jetuar, bëhet e ditur në sondazh, përcjell “Balkanweb”. Bashkangjitur Tiranës, dy qytetet e tjera europiane me cilësinë më të ulët të jetesës renditen Kievi në vend të 176-të dhe Minsku në vend të 180-të.

Ndërsa në rang botëror, në vend të fundit renditet kryeqyteti i Irakut, Bagdadi, i cili qëndron i 230-i në renditje. Kryeqyteti i Austrisë, Vjena, vijon të renditet në vend të parë sa i përket cilësisë së të jetuarit.

Faktorët që ndikojnë në këtë përllogaritje janë: shëndeti, strehimi, arsimi, mallrat e konsumit, shërbimi publik, transporti, mjedisi ekonomik, mjedisi kulturor, ai politik dhe social. /Blitz.al/