Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Mëngjesin e sotëm ka rënë një tjetër tërmet në Gjir të Lalzit

Mëngjesin e sotëm ka rënë një tjetër tërmet në Gjir të Lalzit
July 13
08:25 2018

Një tjetër lëkundje tërmeti në orët e para të ditës së sotme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmeti ka ndodhur në orën 05:21 të mëngjesit të sotëm në thellësi 30 km dhe me magnitudë 2.6 ballë.

 

Epiqendra sipas të dhënave ka qenë sërish Gjiri i Lalzit. Prej ditësh zona në fjalë është zona më e prekur dhe me aktivitet sizmik të lartë.

Data: 13/07/2018
Ora: 05:21:42
M=2.6
Place: Gjiri i Lalzit, Durres
41.53° N, 19.49° E
Thellësia: 30 KM

Më 4 korrik një pjesë e mirë e vendit u shkund nga lëkundje të forta tërmeti. Kryeqyteti shqiptar ishte një nga vendet më të prekura, por edhe Durrësit, Kruja, Laçi e deri në Rrëshen. Forca e madhe e tërmetit të 4 korrikut, rreth 5.2 ballë shkaktoi jo pak panik dhe qytetarë mbushën rrugët në pak sekonda./Blitz.al/

termet

Share