Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Menaxheri i Elsaid Hysaj, takime në Angli: Tre klube të “Premier League” të interesuar të pagujanë për të

Menaxheri i Elsaid Hysaj, takime në Angli: Tre klube të “Premier League” të interesuar të pagujanë për të
April 25
08:53 2018

Performanca e Hysaj tek Napoli nuk lë vend për diksutime. Ai është gjithmonë një protagonist e kjo ka ndodhur edhe në këtë sezon të mrekullueshëm të Napolit. Është një klauzolë prej 50 milionë eurosh që dikush mund të vendos ta paguajë për të. Mario Giuffredi menaxheri i futbollistit shqiptar ishte dje në Angli ku ka zhvilluar disa takime dhe ka mësuar  që Chelsea po shtyhet shumë për Hysaj.

I njejti Chelsea që ka provuar dy herë për Koulibaly, dhe me siguri nuk e ka hequr nga lista senegalezin. Por tani është përqëndruar tek Hysaj duke e konisderuar si zgjedhjen perfekte për Premier League edhe sepse nuk është i qartë konfirmimi i Zappacostas. Por jo vetëm kaq, gjatë takimeve të djeshme u mësua se ka shumë të interesuar, bëhet fjalë për Manchester United dhe Liverpool. Por gjithsesi Hysaj mbetet një nga xhevahirët më të lakuar për mire tek Napoli.

/Blitz.al/

 

 

 

 

 

Shperndaje