Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Memoriali i dëshmorëve turq te Parku i Liqenit, reagon Erion Veliaj: “Nuk është tradhëti!”

Memoriali i dëshmorëve turq te Parku i Liqenit, reagon Erion Veliaj: “Nuk është tradhëti!”
August 11
13:21 2019

Vendosja i këtij memoriali te “Parku i Liqenit” në Tiranë:

Ku përkujtohen viktimat e grushtit të shtetit në Turqi, të ndodhur pak vite më parë, ka shkaktuar shumë reagime, kryesisht në rrjetet sociale, ku të shumtë kanë qenë ata që e kanë kundërshtuar. Nisur kjo dhe nga historia që vendi ynë ka me shtetin turk.

Meqenëse komentet kanë qenë të shumta në lidhje me këtë memorial, vendosi të reagojë dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pikërisht në ditën e Kurban Bajramit.

Nga selia e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku përcolli urimet për këtë festën Veliaj, u shpreh kështu për vendosjen e memorialit nga Ambasada Turke pranë Parkut të Liqenit Artificial:

Në atë territor ka mbi 50 pika, ku janë kujtuar raste të ndryshme, dhe secili ka mundësi të respektohet. Unë do të thosha t’i lëmë të vdekurit të qetë dhe kush do që t’i respektojë me një qiri, me një lule apo me një lutje, t’i lëmë gjithashtu të qetë. Tirana zemërmadhe ka vend për të gjithë. Ndaj, për të gjithë ata që vapa e gushtit i kapi në ngut për fletërrufe, s’ka ndodhur asnjë hata, le më tradhti apo ndonjë shkelje e kësaj natyre. Pushime të mbara të gjithëve dhe gëzuar festën.

Nuk i prish punë askujt. Më thonë është në cepin e Liqenit, ku shumica prej atyre që ankohen as iu ka rënë në mendje kur ishte mbuluar me ferra dhe kur digjej plastikë dhe ku zaptohej si territor. Lart, në katin e dytë të KMSH lashë duke u përqafuar drejtuesin e të krishterëve me drejtuesin e myslimanëve. Kjo është fryma e kësaj feste, të fokusohemi tek gjërat që na bashkojnë. Tek Liqeni dhe në të gjithë Tiranën ka vend për të gjithë.” /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje