Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Memaliaj, sekuestrohen rreth 50 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva

Memaliaj, sekuestrohen rreth 50 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva
October 09
09:56 2016

Nga Anduena Llabani

Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë marrë informacion në rrugë operative se në dalje të qytetit Memaliaj një automjet që po lëvizte në një rrugë dytësore mund të transportonte lëndë narkotike.

Menjëherë janë njoftuar Efektivët e Njësisë Operacionale të Territorit, të cilët kanë konstatuar automjetin me targë AA 976 BO.

Punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk u është bindur duke u larguar me shpejtësi të madhe, veprim që ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij automjeti, por drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin në një arë dhe është larguar duke përfituar dhe nga terreni i vështirë.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet u konstatuan pesë thasë plastmasi me rreth 50kg lëndë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit S.V., 49 vjeç, banues në Bulqizë, i cili u shpall në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. /Blitz.al/

ca2 ca3

Komento
Shperndaje