Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Memaliaj, goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

Memaliaj, goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike
October 11
10:45 2016

Nga Anduena Llabani

Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Memaliaj.

Sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në kuadër të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale, nga shërbimet e policisë është konstatuar një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Nga specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Gëzim Rrapa, 34 vjeç, banues në Gjirokastër (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës” është konstatuar një automjet tip “Renault”, me targa AA 309 ET, me drejtues shtetasin e mësipërm.

Pas kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë, në automjet, në pjesën e bagazhit, u gjetën 3 thasë me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”./Blitz.al/

mema

Shperndaje