Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Melania Trump: Nga modele në Zonjë e Parë!

Melania Trump: Nga modele në Zonjë e Parë!
November 09
09:25 2016

Me fitoren e Donald Trump, automatikisht Melania, bashkëshortja e tij, është zyrtarisht Zonja e Parë e SHBA-ve. Kjo e fundit është e para Zonjë e Parë e lindur jashtë shtetit që prej vitit 1820.

Melania Trump është një ish-modele sllovene, lindur në vitin 1970 në ish-Jugosllavi. Ajo është vajza e Viktor Knavs, i cili është anëtar i Partisë Komuniste në Slloveni.

46-vjeçarja e ka nisur botën e modelingut në moshën 16-vjeçare dhe kur bëri 18 vjeç firmosi një kontratë të rëndësishme mode në Itali. Ajo ka qenë disa herë në kopertinat e revistave më prestigjioze të modës dhe një herë ka pozuar nudo për revistën britanike GQ.

Momentalisht Melania Trump ka linjën e saj të produkteve të bukurisë, të cilat shiten në të gjithë botën. Në vitin 1998 ajo u njoh me Donald Trump në një sfilatë mode dhe u martuan në 2004-n në një ceremoni në Florida.

Në 2006-n ajo lindi djalin, Barron, duke konkretizuar kështu dashurinë e saj me Donald Trump. Melania mori “Green Card” në 2001-shin dhe në vitin 2006-n u bë zyrtarisht qytetare amerikane.

Por si do të jetë ajo si Zonjë e Parë?

Ajo e ka shprehur hapur faktin që nuk e ka shumë qejf politikën por që vazhdimisht jep mendime lidhur me ato çka bën bashkëshorti i saj.

Më herët ajo ka thënë se si Zonjë e Parë do të angazhohet kundër ofendimeve dhe kërcënimeve që bëhen në rrjete sociale sepse për të janë kthyer në shumë shqetësuese, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje