Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Melania Trump i mahnit të gjithë liderët e botës në samitin e G20

Melania Trump i mahnit të gjithë liderët e botës në samitin e G20
July 08
20:21 2017

Melania Trump i ka mahnitur të gjithë në Hamburg, kur ka hyrë në sallën ku ishte e ftuar bashkë me zonjat e tjera të para të botës.

Zonja e parë amerikane ndodhet në Gjermani bashkë me bashkëshortin e saj me rastin e samitit të G20-s.

E ftuar në një event special për gratë nga kryebashkiaku i Hamburgut, ajo ka shfaqur stil dhe elegancë me pamjen dhe veshjen e saj me një fustan me lule dhe një xhaketë të kuqe sipër.

Ajo u takua një ditë më parë me liderët e disa vendeve ndërsa shoqëronte presidentin Trump.

Mes të tjerëve, ajo pati një takim të shkurtër edhe me presidentin rus Vladimir Putin, pasi ky i fundit kishte përfunduar një takim kokë më kokë rreth 1 orë e 16 minuta me presidentin amerikan Donald Trump.

Muajt e fundit, Melania ka pasur një rritje të madhe të popullaritetit të saj në SHBA pikërisht për shkak të këtyre vizitave të shumta dhe pamjes e sharmit që ka shfaqur kudo ku ka shkuar.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje