Meksikë-SHBA: Zbulohet tuneli më i gjatë i transportit të drogës

April 24
14:45
2016
Zbulohet tuneli nëntokësor më i gjatë për transportin e drogës, në San Diego.
Bëhet fjalë për të 13-in rast të ngjashëm mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës në këto 10 vitet e fundit.
Tuneli thuajse 1 kilometër i gjatë ishte i pajisur me sistem ventilimi, sistem ndriçimi dhe me hapësirë të mjaftueshme për kalimin e karrocave të transportit.
Gjatë aksionit janë arrestuar 6 persona të pranishëm dhe janë sekuestruar 6 tonë hashash dhe 1 ton kokainë.
Autoritetet amerikane shprehen se kjo është sasia më e madhe e drogës e sekuestruar ndonjëherë në një tunel.