Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meksikë, 6 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e tokës

Meksikë, 6 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e tokës
August 07
12:44 2016

Rreth 6 persona kanë mbetur të vrarë në  lindje të Meksikës për shkak të një rrëshqitje toke e shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm.

Prej orësh vendi është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm edhe pse stuhia duket se është stabilizuar përkohësisht. Sipas parashikimeve të meterologëve vendas pritet që stuhia të vazhdojë.

“Përmbytjet goditën shtetin e Verakruzit të shtunën dhe kanë shkaktuar rrëshqitje dherash mbi disa shtëpi”- kanë thënë në një deklaratë zyrtarët lokalë.”Mbetjet e uraganit Earl janë duke lëvizur në brigjet jugperëndimore të Meksikës”.

Shumica e zonave të prekura janë në komunat Coscomatepec dhe Tequila./Blitz.al/

Shperndaje