Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mega-operacioni kundër drogës në Athinë – 59 të arrestuar. Kapoja, shqiptar

Mega-operacioni kundër drogës në Athinë – 59 të arrestuar. Kapoja, shqiptar
November 28
13:26 2016

Një operacion i përmasave të mëdha është kryer nga policia greke në Athinë për të goditur një rrjet të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, që përbëhej nga 146 persona.

Policia greke bëri me dije se ka arrestuar 59 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 46 të tjerë.

Bëhet me dije se grupi funksiononte tejet i organizuar dhe se kreu i saj është një shqiptar që jeton në Shqipëri dhe jep urdhra nga territori ynë, por nuk bëhet me dije identiteti i tij. Gjithashtu, disa shqiptarë të tjerë shpërndanin urdhrat në nivelet e tjera të hierarkisë.

Droga kultivohej kryesisht në mjedise të mbyllura, të pajisura posaçërisht me kushtet e domosdoshme për mirërritjen e lëndës narkotike.

Gjatë operacionit u sekuestruan 433 kg marijuanë e rritur në mjedis të mbyllur, 30 mijë €, 10 makina, 1 furgon dhe 2 motorë.

Sipas policisë, përgjatë aktivitetit të tij ky grup i organizuar ka shpërndarë mbi 1 ton drogë dhe ka përfituar mbi 19 milionë €. /Blitz.al/

greqi-1

greqi-2

Komento
Shperndaje