Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Medinë, sulmohet Xhamia e Profetit, katër viktima

Medinë, sulmohet Xhamia e Profetit, katër viktima
July 05
09:54 2016

Një sulm vetëvrasës është shënuar në një prej vendeve të shenta islamike në qytetin saudit të Medinës. Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme bëhet e ditur se bombarduesit e shpërtheu eksplozivin e tij pasi u ndalua jashtë Xhamisë së Profetit. Katër oficerë të sigurisë mbetën të vdekur ndërkohë që pesë persona të tjerë u plagosën.

Xhamia ku ndodhi sulmi është vendi i varrimit të Profetit Muhamed, qyteti i dytë i shenjtë pas Mekës. Fakti se sulmi ndodhi në një vend të tillë, ka tmerruar myslimanët nëpër botë. Sipas “Al Arabiya”, sulmuesi kishte në shënjestër zyrtarët e sigurisë. “Toka u drodh. Lëkundjet ishin aq të forta sa dukej sikur ndërtesa u shemb plotësisht.”, ka treguar një dëshmitar nga Afrika e Jugut për “Associated Press”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje