Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mediat sociale, OBSH: Të rinjtë shqiptarë, të parët ndër përdoruesit

Mediat sociale, OBSH: Të rinjtë shqiptarë, të parët ndër përdoruesit
March 30
16:07 2016

Organizata Botërore e Shëndetësisë rendit të rinjtë shqiptarë si të parët përdorues të mediave sociale. 15-vjeçarët, meshkuj dhe femra, renditen të parët duke lënë pas gjithë shtetet e rajonit, por edhe të rinj në Rusi, Ukrainë, Poloni, Estoni, Danimarkë, Gjermani, Itali.

Grupmosha e marrë në konsideratë në këtë studim është 11-15 vjeç. Sipas grafikut, 25% e adoleshentëve djem përdorin mediat sociale për të komunikuar mes miqsh, kundrejt diferencës prej 20% të vajzave. Ndërsa në Greqi, vetëm 5% djem dhe vajza të kësaj grupmoshe i përdorin rrjetet sociale për këtë qëllim.

Shteti që na ndjek në këtë studim është Maqedonia me një diferencë prej 4% për djemtë dhe 4% për vajzat. Në studimin e OBSH-së raportohet se djemtë i përdorin më tepër mediat sociale sesa vajzat (në përgjithësi), por hasim edhe një ndryshim në shtete si Moldavia, Luksemburgu, Holanda dhe Islanda, në të cilat raportohet se vajzat i përdorin më tepër (me rreth 5 % më shumë).

Komento
Etiketimet
Shperndaje