Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mediat e huaja: Turqia i kërkon autoriteteve kosovare të arrestojnë gazetarin për postimet në Facebook

Mediat e huaja: Turqia i kërkon autoriteteve kosovare të arrestojnë gazetarin për postimet në Facebook
July 26
15:32 2016

Reuters dhe Daily Mail kanë raportuar se Ambasada turke në Kosovë i ka kërkuar qeverisë dhe autoriteteve përkatëse të veprojnë duke arrestuar një gazetar kosovar, Berat Buzhala pasi ai ka thumbuar qeverinë turke me anë të statuseve në Facebook gjatë kohës kur në Turqi ndodhte grushti i shtetit.

Sipas mediave, ajo çka ka mërzitur qeverinë turke është një ironi që gazetari ka bërë duke i thënë bashkëkombasve të tij që ti bashkohen ushtrisë turke për ti ndihmuar duke qenë se Turqia i ndihmon vazhdimisht duke mbikëqyrur aeroportin, kompaninë elektrike dhe një pjesë të mirë të ndërtimeve.

Duke qenë se këto statuse kane qenë me ironi, Ambasada turke i ka kujtuar autoriteteve kosovare se sipas ligjit të tyre nuk lejohet të japë deklarata të tilla sidomos për luftëra që nuk kanë asnjë lidhje me Kosovën. Sipas ambasadës turke në Kosovë, gazetari Buzhala duhet të dënohet me burg për 6 muaj deri në 5 vite për këtë shkelje ligjore.

Ndërkohë nuk ka ende një përgjigje nga ana e gazetarit për këto lajme që po qarkullojnë. /blitz.al/

Komento
Shperndaje