Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Media “La Repubblica”: Fshatrat shqiptare, bastion të terroristëve të ISIS-it

Media “La Repubblica”: Fshatrat shqiptare, bastion të terroristëve të ISIS-it
January 07
14:37 2017

Fenomeni i radikalizimit në disa fshatra të Shqipërisë, anëtarë të të cilave jetojnë edhe në disa zona të Italisë kanë shqetësuar inteligjencën italiane.

Zona më e rriskuar, sipas medias “La Repubblica”, është Puglia, ku jetojnë të afërm të banorëve në fshatrat e cilësuara si potenciale radikalizmi.

“Alarmi vjen nga Shqipëria. Shërbimet tona të Inteligjencës, sikurse edhe ato të vendeve perëndimore, kanë dhënë alarmin e radikalizimeve në disa prej fshatrave, kryesisht në kufi me Kosovën, ku prej kohësh valëvitet flamuri i zi i shtetit islamik ISIS. Dhe rastet e radikalizimit po shtohen duke u shndërruar në një fuçi baruti. Dhe në këtë rast Italia është një vend i rrezikuar dhe në veçanti Puglia. Kjo për shkak të vendndodhjes gjeografike dhe kryesisht për shkak të pranisë së personave të radikalizuar dhe grupeve ndërkombëtare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”,- shkruan gazeta, duke vijuar më tej:

“Që nga lindja e shtetit islamik një numër i madh i luftëtarëve të huaj është nisur nga Ballkani dhe kryesisht nga Shqipëria. Numërohen mijëra luftëtarë. Në 12 muajt e fundit praktikisht numri është reduktuar. ISIS ka humbur territore në Siri, gjë që e ka detyruar shtetin islamik të bllokojë shumë prej udhëtimeve. Ndërsa shërbimet e inteligjencës europiane sinjalizojnë se radikalizimi nga ana tjetër është thelluar pikërisht në këto muaj. Një alarm të tillë, autoritetet shqiptare në një farë mënyre po kërkojnë ta përballojnë. Deri tani janë dënuar 9 persona për radikalizim dhe po përpiqet të kërkohet në xhami ndërsa 89 të tilla duket se janë jashtë kontrollit. Shërbimet shqiptare kanë sinjalizuar disa imamë duke i konsideruar si të rrezikshëm, dy prej të cilëve janë në burg. Më i rrezikshmi mes tyre përmendet Almir Daci, i cili ka radikalizuar shumë persona të tjerë. Dhe pikërisht djemtë nga Leshnica, Zagorçani dhe Rëmenji duket se po shkaktojnë frikë dhe drithërimë në Europë”,- vijohet më tej në artikullin e publikuar nga kjo media.

Më tej në artikull flitet edhe për mënyrat e rekrutimit të këtyre personave dhe se si terrorizmi mund të depërtojë në Itali përmes portit të Barit kryesisht, por edhe në mënyra të tjera.  /Blitz.al/

Shperndaje