Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me pistoletë në protestë, policia: Ligji është shfuqizuar. Strazimiri: Krimi nuk jam unë, e gjeni në parlament

Me pistoletë në protestë, policia: Ligji është shfuqizuar. Strazimiri: Krimi nuk jam unë, e gjeni në parlament
March 28
15:18 2016

Pas fotografimit të deputetit Strazimiri me armë në brez gjatë protestës së sotme, Ministria e Punëve të Brendshme bëri me dije se deputeti Strazimiri ishte pajisur me armë për shkak të detyrës, por ligji “Për armët” është shfuqizuar dhe ai duhej ta kishte dorëzuar atë deri më 25/03/2016, pranë Komisariatit Nr.3 në Tiranë.

“Në zbatim të ligjit 74/2014 “Për armët” dhe letër-porosisë Nr.123 datë 26.02.2016 të Drejtorit të Përgjithshëm për Sigurinë Publike “për masat që duhet të merren dhe procedurat që duhen ndjekur nga strukturat vendore të policisë për zbatimin e ligjit 74/2014 “Për armët, si dhe ligjit organik, ju bëjmë me dije se:  Për shkak të detyrës jeni pajisur me armë të përfituar me Ligjin Nr.7566, datë 25.02.1992 “Për armët’”, i shfuqizuar, brenda datës 25.03.2016 të bëni dorëzimin e armës dhe municionit pranë Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, pasi nuk jeni përfitues i mbajtjes së armës me ligjin Nr. 74/2014 “Për armët””,- shkruhet në letrën drejtuar Kuvendit dhe deputetit Gent Strazimiri.

I menjëhershëm ka qenë reagimi publik i deputetit opozitar, i cili është shprehur se armët e policisë ishin të paligjshme. “Me armë në mënyrë krejt të paligjshme, me numra identifikimi të hequra qëllimisht, sot ishte ajo që nuk mund të quhet më Policia e Shtetit dhe jo Gent Strazimiri! Arma e Gent Strazimirit nuk mbahet në brez! Arma e vetme e Gent Strazimirit është dhe do të jetë ajo që ka qenë gjithmonë: denoncimi e përballja pa kompromis me këtë bandë kriminale që po sundon me urdhra kriminelësh e jo me ligje”,- ka thënë ai.

Pak më parë, në lidhje direkte për “News 24”, deputeti opozitar Gent Strazimiri ka konfirmuar ekzistencën e armës. I pyetur për shkakun e kësaj armëmbajtje, ai ka bërë me dije se qarkullon i armatosur 24 orë në ditë. “Krimi nuk jam unë, krimi është në parlament. Na ka nxitur krimi që të mbajmë armë.”, ka deklaruar ai.

Ai ka përmendur rastin e deputetit të mazhorancës, Armando Prenga, i cili vjen në Kuvend dhe është paraqitur me armë në komisariat. I pyetur a i duket normale kjo armëmbajtje, ai nuk ka kthyer përgjigje.

 

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje