Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Me përgjime Shqipëria nuk do të shkonte në Europian” – Sinemati hedh dyshime për manipulime

“Me përgjime Shqipëria nuk do të shkonte në Europian” – Sinemati hedh dyshime për manipulime
May 15
09:09 2017

Specialisti i futbollit, Gëzim Sinemati, dallohet për sensin e tij kritik në analizat për futbollin apo sportin në vendin tonë dhe më gjerë.

Ditën e djeshme, i ftuar te “Procesi Sportiv”, Sinemati ka hedhur akuza të forta dhe disa aludime se sipas tij nëse do të kishte përgjime, Shqipëria nuk do të kishte shkuar as në Europian, duke lënë të dyshohet se mund të ketë pasur trukime edhe të ndeshjeve në Europian.

“Drejtësia sportive ka vdekur. Nëse do të kishte drejtësi sportive, nuk do të ishim këtu ku jemi sot. Në futbollin shqiptar kanë ndodhur gjëra më të rënda sesa ky përgjimi i Vilës. Nëse do të kishte përgjime të vazhdueshme, Shqipëria nuk do të kishte shkuar as në Europian”,- ka thënë Sinemati.

Kujtojmë se pas ndeshjes që Kombëtarja e Shqipërisë luajti me Armeninë në Yerevan, ku fitoi 0-3, pati akuza të forta nga serbët dhe danezët për tolerime dhe manipulim të takimit nga armenët në favor të shqiptarëve.

Sinemati iu referua rastit të përgjimit për menaxherin Drini Çaushi, i cili i kërkonte futbollistit të Partizanit, Emiljano Vila, që të toleronte në ndeshjen me Kukësin.

Sipas Sinematit, në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk funksionojnë komisionet disiplinore dhe ato janë artificiale. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje