Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund qartësohet pozicioni i Sokol Ballës në televizion: Ja se ku dhe kur do të mund ta ndiqni!

Më në fund qartësohet pozicioni i Sokol Ballës në televizion: Ja se ku dhe kur do të mund ta ndiqni!
January 12
12:48 2018

Largimi i Sokol Ballës nga Top Channel është komentuar ndoshta më shumë se çdo lëvizje tjetër në televizione këto muajt e fundit. Kjo jo pa shkak, pasi Balla ka qenë ndër figurat kryesore të Top Channel dhe sigurisht ka lënë një boshllëk në studion e “Top Story”-t.

Megjithatë, kjo do t’i mbetet së kaluarës pasi ky i fundit është tanimë zyrtarisht Drejtor Ekzekutiv në Vizion Plus, televizion ku do të realizojë edhe emisionin e tij.

Sipas faqes zyrtare të Vizion Plus, duke nisur që në këto ditë të janarit, Sokol Balla do të shfaqet në ekran të hënave dhe të enjteve në orën 21:00. Formati i emisionit do të jetë kryesisht politik, por ajo që synohet është analiza dhe zbërthimi i lajmit në mënyrë sa më reale. Jo më kot dyshohet se edhe vetë emisioni do të quhet “Real Story”.

Studio e re është duke u bërë gati, ndërkohë që Balla duket i kënaqur me zgjedhjen e tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje