Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Më në fund lajm i mirë: Nxirret nga kampi i kurdëve Alvin Berisha

Më në fund lajm i mirë: Nxirret nga kampi i kurdëve Alvin Berisha
November 05
16:08 2019

Është nxjerrë nga kampi Al-Hol në Siri, 11-vjeçari shqiptar, Alvin Berisha. Sipas raportimeve në mediat arabe, 11-vjeçari ndodhet në një vend të sigurt. Operacioni ende nuk ka mbaruar por shumë shpejt Alvin mund të ribashkohet me babain e tij që ndodhet në Itali.

“Shqiptarja.com”, duke iu referuar mediave arabe, shkruan se Alvini ndodhet në vend të sigurt dhe shumë shpejt mund të bashkohet me babanë në Itali.

Operacioni i shpëtimit u realizua në bashkëpunim me “Gjysëm Hënën siriane”, Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe autoritet italiane dhe shqiptare. Të kontaktuar nga Shqiptarja.com, asnjë nga autoritetet shqiptare nuk e konfirmon lajmin.

Në vazhdim priten më shumë detaje.

Historia e tij theu zemrat e shumë personave, pasi babai i tij, Afrim Berisha, e kërkonte prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin, në atë kohë 6 vjeç, në kampin Al Haul në Siri, (kufi me Turqinë).

Share