Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund arrihet marrëveshja! Rama-Meta-Basha i thonë “Po” draftit të ri

Më në fund arrihet marrëveshja! Rama-Meta-Basha i thonë “Po” draftit të ri
July 21
18:54 2016

Më në fund arrihet marrëveshja për Reformën në Drejtësi.

Bazuar në informacionet e fundit të dala nga bisedimet e fshehta mes krerëve politikë, konfirmohet se palët kanë arritur konsensusin e shumëpërfolur, që do i çojë ata drejt votimit final në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këto momente pritet që të mblidhet Komisioni i Posaçëm për të zyrtarizuar marrëveshjen e për ta dorëzuar më pas në Parlament.

Pas kryetarit të LSI i cili ka përshëndetur këtë arritje historike, edhe Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi disi “të çuditshëm” të tij në Facebook ka shprehur kënaqësinë.

Pritet që formula e kompromisit të votohet nga të gjithë deputetët e Parlamentit.

Komento
Shperndaje