Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Më konsidero mik”, shtyhet seanca për gjyqtarin nga Berati: Kërkoj ballafaqim me gruan

“Më konsidero mik”, shtyhet seanca për gjyqtarin nga Berati: Kërkoj ballafaqim me gruan
October 03
13:29 2016

Seanca gjyqësore ndaj gjykatësit të Gjykatës së Beratit, Shyqyri Çobo është shtyrë për shkak të kërkesës së tij te Krimet e Rënda. Ai akuzohet për “Korrupsion pasiv” pasi kërkoi lidhje intime me një shtetase, të cilën po e gjykonte në një process civil për divorc.

“Ne kërkuam që të bënim ballafaqim me të dëmtuarën, ndërkohë që prokuroria të nesërmen çoi dosjen në gjyq.”, është shprehur gjyqtari Çobo që kërkoi të njihej me të gjithë dosjen e Prokurorisë.

I akuzuari pretendon se Prokuroria me qëllim denigrimin e figurës së tij, ka shtrembëruar kontekstet e mesazheve telefonike. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se gjatë seancës së parë të procesit, gjyqtari është ofruar për gjetjen e një avokati një gruaje, të cilës në mënyrë indirekte i ka kërkuar “ta konsideronte mik”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje